Ftesë për bashkëpunim dhe monitorim

- 30 Jan 2017

Ju njoftojmë se prej datës 31/01/2017, e martë, me fillim nga ora 10:00, Komisioni Komunal për Vlerësimin dhe Përzgjedhjen e Familjeve të Mundshme Përfituese nga Programi i Veçantë i Banimit Social, do të bëjë vlerësimin dhe verifikimin e gjendjes së banimit të të gjithë atyre që kanë aplikuar në programin e veçantë për banim social, ashtu që drejtpërdrejt nga terreni të konstatojmë vërtetësinë e aplikacioneve.
 
Deri me tani gjatë tërë procesit të punës në Komision kemi pasur vëzhgues nga ana e shoqërisë civile, të cilët kanë pas qasje në tërë procesin. Komisioni Komunal për vlerësim dhe verifikim, u bënë thirrje publike shoqërisë civile dhe mekanizmave tjerë të interesuar që të emërojnë vëzhgues të cilët do jenë prezent gjatë vizitave në terren, në mënyrë që të shpërfaqet transparenca e këtij procesi.


Vëzhgimi i juaj gjatë këtij procesi të vlerësimit dhe verifikimit është i një rëndësie të veçantë sepse do të na ndihmojë në evitimin e çfarëdo mundësie të ndonjë lëshimi, sa do i vogël që të jetë ai.


Ju ftojmë për bashkëpunim!