- 31 Jan 2017
Komisioni Komunal për Vlerësimin dhe Përzgjedhjen e Familjeve të Mundshme Përfituese nga Programi i Veçantë i Banimit Social, nga sot ka filluar vlerësimin dhe verifikimin e gjendjes së banimit të të gjithë atyre që kanë aplikuar në programin e veçantë për banim social, ashtu që drejtpërdrejt nga terreni të konstatojë vërtetësinë e aplikacioneve.
Janë 330 familje të cilat do të vizitohen gjatë muajit në vijim.