- 07 Mar 2017
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, priti sot në takim Stacy Bernard Davis, shefe e njësisë për Evropë për demokraci e të drejta të njeriut nga Departmenti i Shtetit të ShBA-së.
Në takim u diskutua për mirëqeverisjen në Komunën e Prishtinës si dhe pozitën e komuniteteve etnike e fetare në Komunë.
Nënkryetari Sejdiu e njoftoi znj. Davis për të arriturat në Komunën e Prishtinës, me theks të veçantë transparencën radikale, luftimin e krimit dhe korrupsionit, reformat në adminstratë, urbanizëm, funksionalizimin dhe modernizimin e transportit publik, përmirësimin e lartë të shërbimeve në shëndetësi, si dhe shërbimeve ndaj qytetarëve në përgjithësi.
Sa i përket të drejtave të komuniteteve, Dardan Sejdiu tha se të gjitha komunitetet, si etnike apo fetare në Komunën e Prishtinës janë të barabarta dhe kanë përfaqësim të drejtë edhe në vendimmarrjen e qeverisjes komunale.