- 16 Mar 2017
Projekti për ekspozitën e përhershme të dëshmive për krime lufte në Kosovë, i iniciuar nga ish-drejtoresha e Kulturës, Saranda Bugujevci, po shkon drejt përfundimit.
Komuna e Prishtinës nënshkroi sot Memorandum Mirëkuptimi me Ambasadën zvicerane dhe Fondin për të Drejtën Humanitare, përmes së cilit në bibliotekën “Hivzi Sylejmani” do të arkivohen materialet që dëshmojnë për krimet e luftës në Kosovë. Aty do të ketë audio-incizime, video-incizime, si dhe materiale të tjera të shtypura edhe nga proceset gjyqësore në Hagë.
Kjo ekspozitë do të jetë e qasshme për të gjithë ata që janë të interesuar të dinë më shumë detaje për krimet e luftës në Kosovë.