- 01 Dec 2014
Sot më 1 Dhjetor 2014 në Ditën Botërore të luftës kundër SIDA-s, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në bashkëpunim me Drejtorinë e Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale dhe Komitetin për shëndetësi pranë Kuvendit Komunal të Prishtinës, filluan në disa nga shkollat e Komunës së Prishtinës, aktivitete për ndërgjegjësimin dhe edukimin e nxënësve për këtë sëmundje.
Ky aktivitet do të vazhdojë gjatë gjithë muajit dhjetor dhe do të mbahen ligjërata interaktive me nxënësit në drejtim të edukimit të tyre dhe parandalimit të kësaj sëmundje, me theks të veçantë edhe në parandalimin e fenomeneve të tjera që lidhen me këtë sëmundje.