- 23 Mar 2017
Në kuadër të vizitës studimore “Shocks of change: Urban Planning and Development in Prishtina and Tirana” të studentëve dhe profesorëve nga universiteti ETH Zurich, u organizuan një mori aktivitetesh ndër të cilat ishte edhe vizita në Komunën e Prishtinës.
Në ambientet e Kuvendit Komunal, Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit Z. Liburn Aliu mbajti ligjëratë për sfidat dhe të arriturat e Komunës gjatë tre vjetorit të fundit. Pjesë e prezantimit ishte bashkëpunimi dhe përkrahja e HELVETAS – DEMOS. Pjesëmarrës të tjerë në kuadër të këtij prezantimi ishin dhe Norbert Pijls, “Swiss support for public open spaces in Kosovo” dhe Gëzim Paçarizi, arkitekt i cili vepron në Kosovë dhe Zvicër, njëkohësisht krijues i Pavilionit të Kosovës në Bienalen e Arkitekturës në Venedik.
Ky diskutim vazhdoi në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës, me temën: Prishtina nga perspektiva juaj?!, në të cilën ishin pjesëmarrës Kees Christiaanse, profesor në ETH Zurich, Shpend Ahmeti, Kryetar i Komunës së Prishtinës, Dukagjin Hasimja, Profesor në Universitetin e Prishtinës, Dukagjin Bakija, planer në KAF dhe CHwB Kosova, Gëzim Paqarizi, arkitekt dhe Mentor Pllana, investitor. Moderatore e këtij diskutimi ishte Gyler Mydyti, post-doctoral researcher në ETH Zurich.
Në kudër të këtij diskutimi Kryetari i Komunës së Prishtinës Z. Shpend Ahmeti, foli se cilat janë mundësitë për shfrytëzimin e kapitalit privat në shërbim të së mirës publike, ndër të tjera ai shpjegoi rreth gjendjes aktuale në Prishtina si dhe përfshirjen e të gjithë aktorëve në ndryshim.