Thirrje për aplikim për çertifikimin organik të produkteve mjekësore/aromatike dhe të mjedrës

- 12 Apr 2017

Projekti Iniciativa për Qëndrueshmëri Ekonomike Rurale (RESI) synon promovimin e konkurrueshmërisë së fermerëve, prodhuesve bujqësor dhe të kompanive të përpunimit të ushqimit, në rritjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës rural, krijimin e vendeve të punës dhe gjenerimin e të ardhurave në komunat e synuara.

Projekti RESI dhe Komuna e Prishtines sot kanë hapur thirrjen për aplikim që synon çertifkimin organik të produkteve mjekësore/aromatike dhe mjedrës, në komunën e Prishtinës. Objektivi i përgjithshëm i kësaj ftese për propozime është mundësimi i çertfikimit organik të kulturave të selektuara bujqësore në komunën e Prishtinës me potenical të lartë për plasim në tregjet ndërkombëtare dhe me ndikim në rritjen e eksportit të produkteve buqjësore.

 

  Udhëzime për aplikues për çertifikim organik të produkteve bujqësore

 

 Formulari