- 14 Apr 2017
Nënkryetari Dardan Sejdiu dhe Drejtori i DRKS-së Besart Vllahinja sot vizituan grupin e Super-vullnetarëve në Qendrën Rekreative Gërmia, të cilët janë duke zbatuar projekte për përmirësimin e Qendrës.
Sejdiu dhe Vllahinja takuan mbi 20 të rinj nga shkollat e mesme, të cilët vet i kanë propozuar, definuar dhe realizuar projektet që e bëjnë Qendrën sa më mirëseardhëse për mysafirët e shumtë gjatë verës.
Disa nga projektet e realizuara janë harta dhe shenjëzimi i Qendrës, streha për materiale dhe ulëset për hapësirat e jashtme. Këto përmirësime e bëjnë Qendrën edhe më afër standardeve ndërkombëtare, pasi që shumë nga programet verore do të kenë pjesëmarrës nga Evropa dhe Amerika.
‘Komuna e Prishtinës me kënaqësi mbështetë projekte të tilla, të cilat i fuqizojnë të rinjtë të mendojnë, punojnë dhe mësojnë gjëra të reja përmes punës vullnetare. Në këtë proces të gjithë në përfitojmë, sidomos të rinjtë të cilët do të jenë më të përgatitur për sfidat e jetës si të rritur.’
Ky projekt është realizuar me përkrahjen e OJQ TOKA, WWF Adria, Rockefeller Brothers Fund, në bashkëpunim me Trembelat dhe Bonevet.