- 18 Apr 2017
Një delegacion i Komunës së Prishtinës, i prirë nga Kryetari, Shpend Ahmeti bëri homazhe sot tek varrezat e dëshmorëve në lagjen Velania në Prishtinë, shtatorja e Zahir Pajazitit, tek varrezat e dëshmorëve në Marec dhe ato në Sharban.
Gjatë homazheve tek varrezat e dëshmorëve në Marec, Kryetari i Komunës së Prishtinës në një fjalë rasti tha se dëshmorët kanë bërë sakrificën më sublime për vendin dhe sot familjarët e tyre duhet të qëndrojnë krenarë për veprën e tyre. Ai shprehi paknaqësinë që edhe sot e kësaj dite drejtësia nuk po vihet në vend dhe paradoksalisht ka më shumë akuza ndaj UÇK-së, e cila ka luftuar për çlirimin e vendit, sesa ndaj Serbisë si agresor. Kryetari Ahmeti iu tha të pranishmëve se tami më ka filluar projekti i kompleksit të varrezave të dëshmorëve në Marec, projekt ky i Komunës së Prishtinës i cili do të ndërtohet në disa faza.