Komuna e Prishtinës shënon Ditën e Tokës

- 22 Apr 2017

Sot, në Ditën e Tokës, kompanitë e kontraktuara nga Drejtoria për Shërbime Publike e Komunës së Prishtinës, bashkë me Forcën e Sigurisë së Kosovës, intervenuan në disa lokacione duke larguar deponitë ilegale të mbeturinave.


Lusim të gjithë qytetarët që të jenë sa më të kujdesshëm dhe t’i hedhin mbeturinat në vendet e duhura, ashtu që së bashku të kontribuojmë për një mjedis sa më të pastër.