- 22 Apr 2017
I ashtuquajturi kryetar i bordit të Trafikut Urban, Avdi Ferri, i caktuar jashtligjshëm nga aksionarët Shiqeri Spahiu dhe Lirie Avdiu, doli sot publikisht duke shpifur për projektin e fundit të Trafikut Urban, konkretisht për autobustë e rinj.
Në emisionin “Ju flet Prishtina” në Klan Kosova, ai deklaroi se Trafiku Urban nuk ka blerë autobusë të rinj, por vetëm janë lyer disa autobusë të vjetër. Me shpifje e trillime të tilla, nuk do të mund të ndalet reforma e nisur në Trafikun Urban. Uzurpatorët e bordeve nuk do të mund ta pengojnë zhvillimin e qytetit të Prishtinës, pavarësisht shfrytëzimit të gjithë arsenalit të pushtetit qendror në bllokimin e projekteve tona.
Komuna e Prishtinës do të vazhdojë të qeveriset në bashkëpunim me qytetarët dhe punëtorët. Për të gjitha deklarimet si këto të Avdi Ferrit, do të ketë veç një përgjigje – Padi për shpifje.
Për këtë çështje ne do ta njoftojmë edhe BERZh-in, edhe kompaninë Iveco, ashtu që edhe këta të ndërmarrin hapat e duhur ligjor kundrejt shpifjeve të tilla.