- 11 May 2017
Sot Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, vizitoi Komunën e Prishtinës.
Gjatë takimit Presidenti Nishani përgëzoi Kryetarin Ahmeti për punët e mira që janë bërë në Komunë, si dhe për punën që ka bërë në thellimin e bashkëpunimit konkret me Tiranën dhe komunat tjera shqiptare.
Presidenti e siguroi Kryetarin Ahmeti se do të jetë mbështetësi dhe përkrahësi i tij në punët e mira që po bën.
Kryetari Shpend Ahmeti falënderoi përzemërsisht Presidentin Nishani për vizitën që i bëri Komunës dhe e përgëzoi për rolin unifikues në zgjedhjen e ngërçit politik në Shqipëri. Ai shtoi bashkëpunimi i ngushtë me Tiranën ka bërë që të dy qytetet sot të marrin pjesë në konferenca dhe nisma të njohura ndërkombëtare ku po prezantohen politikat e ndërmarra për të përmirësuar jetën e qytetarëve.