- 16 May 2017
Të nderuar qytetarë të Komunës Prishtinës
Nga sot, në dy ndërtesat e Komunës së Prishtinës do të jetë e hapur ekspozita në lidhje me vlerësimin fillestar të tokës.
Është hera e parë që toka në komunën tonë do të ketë një vlerë zyrtare.
Në këtë ekspozitë, ju mund të shihni mënyrën e vlerësimit të tokës suaj, vlerën që ka, kategorizimin e parcelës, si dhe shumë informata të tjera të ngjashme.
Prandaj, ju ftojmë që të bëni pyetje, jepni komente dhe vërejtje, ashtu që me pjesëmarrje të drejtpërdrejtë të ndikoni në ndryshimin eventual të këtij vlerësimi, nëse dëshmohet se ka gabime, deri në vlerësimin përfundimtar.
Për çdo sqarim shtesë, të pranishëm do të jenë zyrtarët e Drejtorisë së Financave.
Ju mirëpresim!