Informata për qytetarët e Prishtinës

- 24 May 2017

1. Sportelet për nxerrjen e dokumenteve të gjendjes civile punojnë prej orës 08:30 deri në 17:30, andaj ju inkurajojmë t'i shfrytëzoni sportelet për nxerrjen e dokumenteve edhe pas orës 16:00. 
2. Të shtunave punohet prej orës 09:00 deri në 12:00.
3. Personat të cilët janë të regjistruar në regjistrin qendror të Gjendjes Civile mund të pajisen me dokumente të gjendjes civile në Ekioskë 24h/7. Shiko videon për atë se si përdoret Ekiosku: https://www.youtube.com/watch?v=T7m65c--LJQ
4. Personat të cilët nuk janë të regjistruar në regjistrin qendror të Gjendjes Civile, duhet të drejtohen në Bashkësi Lokale varësisht prej vitit të lindjes. Kjo pastaj mundëson tërheqjen e dokumente në Ekioskë, në Bashkësi Lokale tjera si dhe nëpër komuna të tjera.
5. Nëse jeni të regjistruar në regjistrin qendror të Gjendjes Civile, pajisuni me dokumente të gjendjes civile në zyret më të afërta të Bashkësive Lokale.