- 06 Jun 2017
Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës pas analizës dhe vlerësimit të përgjithshëm mbi rrjetin ekzistues të internetit në institucionet arsimore, ka ndërmarrë hapa të mëtutjeshëm për zgjerimin dhe avancimin e tij, për të shpërndarë rrjetin në të gjitha objektet shkollore, me kapacitetet e reja sipas standardeve të kohës.
Drejtoria e Arsimit, pra në funksion të përmirësimit të infrastrukturës digjitale në shkollat e qytetit ka ndërmarrë hapa konkrete për shtrirjen e rrjetit WIRELESS dhe avancimin pajisjeve teknologjike për qasje në internet. Duke filluar me shkollën fillore “Hilmi Rakovica” dhe për të vazhduar me institucionet tjera, ku përmes këtij projekti mund të realizohen platformat e ndryshme digjitale.
Përmes këtij projekti mund të realizohen këto platforma digjitale: ditari elektronik, mësimi online, mësimi interaktiv, informimi i nxënësve për materiale dhe detyra online nga mësimdhënësit, bashkëpunimi dhe komunikimi efektiv me prindërit , trajnimet e ndryshme online, testimi i nxënësve online etj.
Projekti filloi me implementim në shkollën “Hilmi Rakovica” me shtrirjen e rrjetit wireless në të gjithë objektin dhe do të vazhdojë ngjashëm dhe me dhjetë shkolla të tjera nga fillimi i vitit të ri shkollor 2017/2018. Ndërsa nga ky projekt, deri në fund të vitit kalendarik 2017,do të përfitojnë të gjitha institucionet edukativo-arsimore,
Projekti do të lehtëson punën e mësimdhënësve në procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies dhe njëkohësisht do të reflekton në realizimin e punëve dhe detyrave sipas standardeve më të larta bashkëkohore.