Aksione të Drejtorisë së Inspekcionit

- 07 Jul 2017

Për shkak të ankesave të vazhdueshme nga banorët, Drejtoria e Inspekcionit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës do të vazhdojë aksionet nëpër lokalet që shkaktojnë zhurmë në orët e vona të mbrëmjes.

Iu bëjmë thirrje pronarëve të lokaleve, që të kenë parasysh ligjet dhe rregulloret në fuqi, në mënyrë që të mos detyrohemi t’iu shqiptojmë gjoba që do t’i dëmtonin bizneset e tyre.