- 11 Jul 2017
Kryetari Shpend Ahmeti mori pjesë në hapjen e “Teleperformance” në Prishtinë, kompani kjo më e madhja në botë për kujdesin ndaj klientëve.
Në fjalën e tij të rastit, Ahmeti theksoi se pas 1 viti e gjysmë me takime e diskutime, sot po hapet kjo qendër ku do të punësohen qindra të rinj.
“Si Prishtinë, tashmë jemi bërë atraktiv për tërheqjen e investimeve dhe për hapjen e vendeve të reja të punës. Jemi kryeqyteti me popullsinë më të re, me 50% nën moshën 25 vjeçare e me 70% nën 35. Shpresoj që në një të ardhme të afërt të bëhemi qendër e Ballkanit për Business Process Outsourcing, që të punësojmë sa më shumë të rinj”, tha ndër të tjera Ahmeti.