- 14 Jul 2017
Projekti “Iniciativa për Qëndrueshmëri Ekonomike Rurale” | (RESI) synon promovimin e konkurrueshmërisë së fermerëve, prodhuesve bujqësor dhe të kompanive të përpunimit të ushqimit, në rritjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës rural, krijimin e vendeve të punës dhe gjenerimin e të ardhurave në komunat e synuara Prishtinë, Novobërdë, Kamenicë dhe Ranillug.
Objektivi i përgjithshëm i kësaj ftese për propozime është adresimi i varfërisë dhe papunësisë afatgjate nëpërmjet masave aktive të tregut të punës që promovojnë mundësitë për punësim dhe fuqizim socio-ekonomik të grupeve socio-ekonomikisht të cenuara në fushat e bujqësisë dhe zhvillimit rural. Kjo thirrje ka për qëllim përmirësimin/rritjen dhe diversifikimin e prodhimit primar bujqësor, zgjerimin apo krijimin e kapaciteteve të ndërmarrjeve agro-ushqimore për përpunimin, ruajtjen dhe tregtimin e produkteve bujqësore, si dhe promovimin e zinxhirit të vlerave bujqësore në komunat: Prishtinë, Novobërdë, Kamenicë dhe Ranillug.
Sasia e përgjithshme e indikuar që do të jetë në dispozicion në ftesën për propozime është 356,000.00 EURO. Udhëzimet e plota për aplikuesit dhe për dokumentet tjera të nevojshme do të jenë në dispozicion në internet prej 14 Korrik, 2017 në ueb-faqen e projektit: www.resi-ks.org.
Afati i fundit për dorëzim të propozimeve është 15 Gusht, 2017, 16h00. Propozimet duhet të dorëzohen permes postës së regjistruar apo direkt në Drejtoritë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në komunat përkatëse.
Për këtë arsye, CARE/Projekti RESI ftonë të gjithë pjesëmarrësit e ligjshëm që janë të përfshirë në zhvillimin bujqësor dhe zhvillimin rural në komunat: Prishtinë, Novobërdë, Kamenicë dhe Ranillug që të marrin pjesë në sesionet informative për ftesën për propozime.