- 20 Jul 2017
Drejtoria e Inspekcioni në kuadër të aktiviteteve për të vënë rregull në transportin rrugor, po ndërmerr aksione të vazhdueshme ndaj transportuesve ilegalë në Komunën e Prishtinës.
Shumë prej taksistëve ilegalë, bëjnë edhe paraqitje të rreme si taksi të rregullt, me ç’rast kryejnë edhe vepër penale. Në situata të tilla, dëmtohen operatorët e rregullt që paguajnë taksat, dëmtohet buxheti i Komunës, si dhe mashtrohen qytetarët. Ne si Komunë, detyrohemi të ndërmarrimtë gjitha masat e nevojshme, për ta ruajtur interesin qytetar.
Për këtë arsye, Drejtoria e Inspekcionit përveç veprimeve konkrete në ndaljen e kësaj veprimtarie, ka filluar të bëjë edhe konfiskimin e shenjave të taksive që po keqpërdoren nga taksistët ilegalë.
Iu bëjmë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm ndaj mashtrimeve të tilla, ashtu që udhëtimi brenda Prishtinës të jetë sa më i sigurt.