- 20 Jul 2017
Komuna e Prishtinës fton të gjitha OJQ-të të cilat implementojnë projekte rinore që të aplikojnë për financim për fazën e dytë 2017. Projektet duhet të jenë në përputhje me politikat programore të Sektorit të Rinisë, të cilat janë:
• Promovimi i Vullnetarizmit
• Integrimi i grupeve rinore dhe atyre të margjinalizuara
• Fuqizimi i Organizatave Rinore (seminare, trajnime, kurse për aftësimin e të rinjve etj)
• Edukimi jo-formal (stimulimi i të miturve për edukim dhe arsim)
Projekt propozimet mund t’i dorëzoni nga data 21.07.2017 deri me datën 01.08.2017 në orën 15:00 në adresën: Komuna e Prishtinës (ndërtesa e vjetër), Zyra pritëse, Sporteli nr.5.
Formulari për aplikim mund të shkarkohet në vegzën: http://prishtinaonline.com/drejtorite/kultures-rinise-dhe-sportit/subvencionet/subvencione-per-rini-dhe-sport/formularet-per-aplikim