- 20 Jul 2017
Për subvencionim të Klubeve Sportive Publike të cilat do të zhvillojnë aktivitetet sportive sipas plan programit të tyre për fazën e dytë për vitin 2017.
Të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjitha Klubet /Shoqatat sportive publike të cilat janë të regjistruara në Komunën e Prishtinës që tashmë janë dëshmuar me përgjegjshmëri dhe qëndrueshmëri në zhvillimin dhe masivizimin e sportit ndër të rinj, gjithnjë duke u bazuar në politikat programore të Sektorit për Rini dhe Sport, konkretisht në fushën e Sportit.
Kërkesa duhet të përmban:
• Qëllimin e kërkesës/projektit,
• Përshkrimin e aktiviteteve të projektit / plan programit të sezonit pranveror bashkë me koston e tyre,
• Kostoja që kërkohet nga Komuna,
• Rezultatet e arritura në vitin paraprak
Data e aplikimit është nga 21.07.2017 deri 01.08.2017. Aplikimi bëhet në objektin e vjetër të Komunës, Zyra pritëse (sporteli nr. 5) Adresa Rr. UÇK Nr.2 Prishtinë.
Formulari për aplikim mund të shkarkohet në vegzën: http://prishtinaonline.com/drejtorite/kultures-rinise-dhe-sportit/subvencionet/subvencione-per-rini-dhe-sport/formularet-per-aplikim