​Në Lagjen Kodra e Trimave rrënohet objekti me rrezikshmëri për banorët

- 10 Dec 2014

Sot, Drejtoria e Inspeksionit e Komunës së Prishtinës, Sektori për Mbrojtje dhe Shpëtim, kanë rrënuar një shtëpi të vjetër në lagjen “Kodra e Trimave”

Ky aksion u ndërmorrë pas ankesës së qytetarëve të kësaj lagjeje për shkak se shtëpia ishte shumë e vjetër, me plasaritje e që përbënte rrezik serioz për jetën e qytetarëve.

Inspektorët e Komunës, paraprakisht, kanë provuar të vënë kontakte me pronarët e kësaj shtëpie e cila ndodhej në pronë private, mirëpo në pamundësi të vënies së kontaktit dhe ngaqë shtëpia kishte filluar tashmë të shembej në anën e sipërme, me datë 10 dhjetor 2014, është nxjerrë Vendimi për rrënim që parashihet në situatat me rrezikshmëri të lartë dhe menjëherë është bërë rrënimi i objektit të rrezikshëm për jetën e qytetarëve në rrugën “Haxhi Zeka”, Lagjia “Kodra e Trimave”.

Të dhënat:
Pronar: Shefqet dhe Izet Bucolli
Lagjja:Kodra e Trimave
Rruga: Haxhi Zeka
Shtëpi Banimi me etazhitet B+P+K me dimensione të përafërta 12m x 8m.