- 25 Jul 2017
Sot u mbajt mbledhja e katërt e Kuvendit Komunal për këtë vit.
Gjatë kësaj mbledhje, nga Drejtoria e Arsimit u raportua për sigurinë në shkolla, si dhe kaluan propozimvendimi për dhënien e pronës së paluajtshme komunale në shfrytëzim afatgjatë Fondacionit “Vier Pfoten”; propozimvendimi për dhënien e pronës së paluajtshme komunale në shfrytëzim Kompanisë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (parcela 285-0); propozimvendimi për bashkimin e blloqeve F-6, F-16, F-17 në kuadër të Planit rregullues urban “Prishtina e re – Perëndim”; propozimvendimi për ndërrimin e destinimit të bllokut”C-5”, në kuadër të Planit rregullues urban “Medrese – Çamëri”; propozimvendimi për ndërrimin e destinimit të parcelës 494-4, në kuadër të Planit rregullues urban “Prishtina e re – Perëndim”; propozimvendimi për dhënien e pronës së paluajtshme komunale në shfrytëzim Kompanisë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (afatshkurtër); propozimvendimi për konsulta paraprake publike lidhur me Rregulloren për të hyrat vetjake të institucioneve kulturore vartëse të Komunës së Prishtinës; propozimvendimi për miratimin e Planit komunal të veprimit për të zhvendosurit dhe zgjidhje të qëndrueshme;
Pika që ngjalli më së shumti diskutime ishte prezantimi nga ana e BIK-ut i projektit të Xhamisë Qendrore. Asambleistët e Kuvendit Komunal të Prishtinës dhanë mendimet e tyre mbi këtë çështje, duke e
krijuar kësisoji një koncenzus brenda këtij Kuvendi dhe duke e
orientuar kështu ekzekutivin për hapat në vazhdim.