Njoftim - tatimi në pronë

- 12 Dec 2014

Komuna e Prishtinës iu bën thirrje të gjithë banorëve të saj që pagesën e tatimit në pronë ta kryejnë më së largu deri më datë 31 dhjetor 2014 që është afati i fundit për pagesën e këstit të dytë për tatimin e vitit 2014.

Iu rikujtojmë se mjetet e mbledhura nga tatimi në pronë do të shërbejnë për realizimin e shumë investimeve kapitale që do të përmirësojnë drejtpërdrejtë jetën e banorëve të kryeqytetit të Prishtinës.

Komuna e Prishtinës tashmë i ka shpërndarë faturat e tatimit në pronë përmes Postës së Kosovës. Megjithatë, për shkak se posta nuk ka arritur t’i identifikojë disa adresa, i ftojmë qytetarët që të vijnë në Zyrën Komunale të Tatimit në Pronë (ndërtesa e vjetër e komunës) për t’u informuar lidhur me obligimet e tyre.

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Komuna e Prishtinës
www.prishtina-komuna.org