Komuna e Prishtinës organizon dëgjime publike buxhetore

- 22 Aug 2017

Diskutimet publike buxhetore mbahen me qëllim të marrjes së sugjerimeve të qytetarëve për buxhetin e vitit të ardhshëm dhe Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve.

Diskutimet buxhetore do të mbahen më 28, 29 dhe 30 gusht.

Orari i dëgjimeve publike buxhetore:

 

Programi Data Ora Vendi
Diskutim i përgjithshëm 28-08-2017 10:00 Salla e Kuvendit Komunal
Drejtoria e Shërbimeve Publike 28-08-2017 13:00 Salla e Kuvendit Komunal
Drejtoria e Infrastrukturës Lokale 28-08-2017 14:00 Salla e Kuvendit Komunal
Drejtoria e Planifikimit Hapësinor 29-08-2017 13:00 Salla e Kuvendit Komunal
Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Drejtoria Komunale e Arsimit 29-08-2017 14:00 Salla e Kuvendit Komunal
Drejtoria e Kultures Rinisë dhe Sportit 29-08-2017 15:00 Salla e Kuvendit Komunal
Diskutim i përgjithshëm - përmbyllës 30-08-2017 10:00 Salla e Kuvendit Komunal

 

Ftohen të marrin pjesë të gjithë qytetarë​t e interesuar.