- 12 Dec 2014
Drejtoria e Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Inspeksioni i Komunikacionit Rrugor për shkak të numrit të madh të operatorëve ilegal ndërurban të cilët hyjnë në Prishtinë nga drejtimet Mitrovicë, Vushtrri, Podujevë, Fushë Kosovë, Gjilan dhe Ferizaj dhe anasjelltas nga data 17 nëntor 2014, ka filluar së realizuari planin operativ për kontrollin e transportit ilegal.
Ky plan operativ me qëllim të kontrolleve për eliminimin e parregullsive në transportin publik duke ndërmarrë masa sanksionuese sipas Ligjit për Transport Nr. 04/L-179, është zbatuar në bashkëpunim me Ministrine e Infrastrukturës, Departamenti i Inspeksionit si dhe Policinë Rajonale të Prishtinës.
Nga data 17 nëntor 2014 deri më datë 10 dhjetor 2014 janë konfiskuar 96 kombibusë, 32 autotaxi, gjithsej 128 transportues ilegal.
Plani operativ do të vazhdojë deri në zbatimin e plotë të ligjshmërisë sa i përket transportit ilegal.