- 16 Oct 2017
Qendra e Mjekësisë Urgjente (QMU) në koordinim me Drejtorinë e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës sot, me datën 16 tetor 2017 nga ora 11:00 -14:00, do të i bashkohet aktiviteteve ndërkombëtare me moton" komuniteti shpëton jetë".
Personeli i kësaj qendre do të jetë në sheshin “Skenderbeu” duke ofruar këshilla si të veprohet kur të thirret qendra urgjente, dhe qytetarët do të njoftohen për së afërmi me shërbimet që i jep kjo qendër.
Ju ftojmë t'a ndiqni!