- 17 Oct 2017
Me rastin e hapjes së fushatës ndërkombëtare “Tetori – muaji i mundësive të barabarta profesionale për personat me aftësi të kufizuara”, me qëllim të zbatimit të Ligjit Nr. 03/L-019 dhe Udhëzimit administrativ Nr. 03/2010 për Procedurat e aplikimit për njohjen e të drejtave në aftësim, riaftësim dhe punësim të personave me aftësi të Kufizuara, sot, më 17 tetor në Komunën e Prishtinës u ftuan 10 me aftësi të kufizuara, që të jenë pjesë e stafit Komunal për dy ditë radhazi. Këta persona në bashkëpunim me Drejtorinë e Administratës do të sistemohen në drejtori të ndryshme brenda Komunës së Prishtinës ku pastaj do të vazhdojnë punën.
Ky aktivitet i Njësisë për Drejtat e Njeriut bëhet me qëllim të ngritjes së vetëdijes se edhe personat me aftësi të kufizuara mund të japin kontributin e vetë si dhe të integrohen në institucionet qeveritare ashtu edhe në ato private.