Njoftim nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

- 07 Dec 2017

Ju njoftojmë se Komuna e Prishtinës, gjegjësisht Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit - Sektori i sportit, edhe për këtë vit do të bëjë zgjedhjen e sportistëve të dalluar për vitin 2017, andaj kërkojmë nga ju të na i dërgoni propozimet për sportistin, trajnerin, gjyqtarin dhe shpresën e vitit të përzgjedhur nga ana juaj.

Propozimi për zgjedhjen e sportistëve më të mirë duhet të bëhet ekskluzivisht nëpërmjet klubeve sportive. Gjatë propozimit për laureatë, në mënyrë të qartë duhet të përshkruhet aktiviteti i secilit sportist dhe të specifikohen të gjitha garat ekipore dhe individuale në të cilat ka garuar sportisti dhe suksesin të cilin e ka arritur në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar gjatë vitit 2017.


Me qëllim të ofrimit të mundësisë të të gjithë atyre të cilët nuk i kanë dërguar propozimet në afatin e paraparë, do të rihapim thirrjen për t'iu dhënë mundësinë për dërgimin e propozimeve për Sportistin e Vitit.

Ju lutem që propozimet t'i dorëzoni në sportelin nr. 5 (objekti i vjetër i Komunës së Prishtinës), nga data 7 dhjetor deri më 20 dhjetor 2017.

Vërejtje: Propozimet e dorëzuara në thirrjen e parë nuk është e nevojshme të deponohen përsëri.