Nga takimi mes udhëheqësve të Komunës me ata të Qeverisë

- 09 Jan 2018

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, priti në takim sot Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinajn, ku diskutuan çështjet e interesit të përbashkët mes Komunës dhe Qeverisë.


Në takime të tilla, ku po marrin pjesë edhe drejtorët e ministrat, po shtjellohen probleme konkrete të qytetarëve të cilat mund të zgjidhen bashkërisht.


U bisedua për tema si Ligji për Prishtinën; bartja e Pallatit të Rinisë në pronësi të Komunës; Unaza e Qytetit; kogjenerimin e Termokosit; e të ngjashme.

 

Po ashtu, përfaqësuesit e Komunës dhe Qeverisë dakorduan për krijimin e një Task Force për zhvendosjen e një pjese të administratës shtetërore në periferi të qytetit, duke filluar nga largimi i ATK-së, ashtu që atë objekt ta shfrytëzojmë si sallë koncertale apo pallat të operës.


Theks të veçantë në këtë takim kishte angazhimi për ngritjen e cilësisë në arsim, duke e lehtësuar punën edhe përmes udhëzimeve të reja administrative.