Njoftim nga Drejtoria e Kadastrit

- 11 Jan 2018

Drejtoria e Kadastrit në Komunë të Prishtinës, njofton qytetarët se sistemi printimin e kopjeve të planit “Harta Kadastrale/Cadastral Map” nuk është duke punuar.

Drejtoria e Kadastrit e ka njoftuar Agjencionin Kadastral të Kosovës për këtë çështje dhe jemi në pritje të rregullimit të këtij problemi nga ana e Agjencionit Kadastral.

Luten qytetarët që për informata shtesë të kontaktojnë Agjencionin Kadastral të Kosovës.