Ahmeti takon organizatorët e vrapimit "Shtegu i Shpresës"

- 17 Jan 2018

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, takoi sot përfaqësuesit e Kosova Trail Running Assosiation, me në krye alpinisten e mirënjohur Arineta Mula, të cilët i përgëzoi për punën e palodhshme që po bëjnë në promovimin e vrapimit malor, përkrahjen e klubeve të ndryshme në këtë drejtim, si dhe organizimin e shumë garave kombëtare dhe ndërkombëtare.

Së fundmi, Arineta bashkë me kolegët e saj janë duke e organizuar edhe vrapimin “Shtegu i Shpresës” (Trail of Hope). Ky vrapim do të nisë me 3 mars në Prekaz, dhe do të përfundojë më 4 mars në Koshare, në shënim të 20 vjetorit të fillimit të luftës çlirimtare në Kosovë.

Përfaqësuesit e kësaj organizate falënderuan kryetarin Ahmeti për mbështetjen, përderisa ky i fundit i uroi për suksese të mëtutjeshme në angazhimin e tyre.

#trailofhope100