- 01 Feb 2018
Në këto momente, AQI (Indeksi i Cilësisë së Ajrit), sipas matësit të cilit iu kemi referuar në vendimin paraprak, ka rënë në vlerën 61.
Duke e pasur parasysh këtë fakt, Komuna e Prishtinës ka marr vendim që nga ora 18:00 e ditës së sotme të ndërpritet masa për ndalimin e qarkullimit të automjeteve në Zonën Qendër.
Falënderojmë qytetarët për respektimin e vendimit paraprak gjatë këtyre dy ditëve!