Pagesa e faturave të mbeturinave

- 09 Feb 2018

Komuna e Prishtinës ka filluar të bëjë shpërndarjen e faturave për shërbimin e menaxhimit të mbeturinave.

 

Pagesa e këtyre faturave mund të bëhet në të gjitha pikat e Postës së Kosovës (pa provizion) prej datës 12 Shkurt 2018; në të gjitha bankat komerciale (edhe në formë elektronike përmes e-banking); si dhe në sportelet e Komunës së Prishtinës.