- 18 Feb 2018
Më 16 dhe 17 shkurt në Prishtinë, u mbajt takimi i dytë i Unionit të Bashkive Shqiptare të Rajonit, ku u diskutua kryesisht për ruajtjen e mjedisit dhe përmirësimin e cilësisë së ajrit.
Secila Komunë/Bashki, përmes përfaqësuesve të vet, prezantoi ide të ndryshme për Qytetin e Gjelbër, ide këto që çojnë tek zotimeve të përbashkëta për hapa konkret drejt zhvillimit të qyteteve më të pastra, të shëndetshme dhe të sigurta për qytetarët.
Delegacioneve në këtë konferencë iu prinë Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj; Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi; Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi; Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka; Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari; Nënkryetari i Komunës së Ulqinit, Arian Murati; Administratori i Përgjithshëm i Bashkisë së Fierit, Florjan Muçaj; si dhe nikoqiri, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Në këtë takim po ashtu u diskutua për zgjerimin e mëtutjeshëm dhe mënyrën e funksionimit të këtij Unioni, i cili qendrën do ta ketë në Tiranë, por do të përfshijë brenda vetes gjithnjë e më shumë Komuna/Bashki shqiptare të rajonit.