Pagesa e faturave të mbeturinave, si dhe masat në rast mospagese

- 27 Feb 2018

Në kuadër të reformës për menaxhimin e mbeturinave, Komuna e Prishtinës ka filluar ta bëjë edhe faturimin për këtë shërbim. Si rrjedhojë, qytetarët do të pranojnë faturat e mbeturinave në shtëpitë e tyre një herë në tre muaj. Këto fatura mund të paguhen në sportelet e komunës, në pikat e Postës së Kosovës (pa provizion), si dhe në bankat komerciale. (http://prishtinaonline.com/prishtina-e-paster )

Për borxhet e vjetra që janë grumbulluar, qytetarët duhet të drejtohen ne kompaninë “Pastrimi”.

Nëse nuk paguhen 3 këste të njëpasnjëshme, Komuna aplikon masa administrative ndaluese për shërbimet që ofrohen në drejtoritë si në vijim:

- Drejtoria e Kadastrit
- Drejtoria e Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit
- Drejtoria për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim
- Drejtoria e Financave
- Drejtoria e Pronës
- Drejtoria e Inspekcionit
- Zyra e Prokurimit

Për çdo paqartësi, mund të na shkruani në adresën mbeturinat.pr@rks-gov.net
Në linkun në vijim, mund ta shkarkoni online faturën tuaj: https://prishtina.smm-ks.com/public/