- 02 Mar 2018
Drejtori i Administratës, z. Muhedin Nushi, priti në takim përfaqësuesen e RESPA-s dhe Bankës Botërore, znj. Edna Karadza. Kjo vizitë e saj kishte për qëllim informimin mbi të arriturat e Komunës së Prishtinës në sferën e dixhitalizimit të shërbimeve administrative.
Shkolla Rajonale e Administratës Publike (ReSPA) ka ndërmarrë një studim rajonal për Ofrimin e Shërbimeve Publike në vendet anëtare të ReSPA (Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi dhe Serbi). Qëllimi i projektit është që praktikat e mira që zhvillohen në vendet e Ballkanit perëndimor, t’i shpërndajë si modele mes vendeve anëtare.
Në punëtorinë e tanishme të ReSPA-s të organizuar në Prishtinë, Komuna e Prishtinës është përzgjedhur si institucion i vetëm i nivelit lokal ku janë identifikuar praktikat më të mira në ofrimin e shërbimeve administrative dixhitale me qytetarin në qendër.
ReSPA ka përzgjedhur disa projekte të Komunës sonë, të cilat do t’ua propozojë të gjitha vendeve anëtare për zbatim në institucionet e tyre lokale dhe qendrore.