- 07 Mar 2018
Kuvendi Komunal i Prishtinës mbajti sot mbledhjen e dytë të rregullt për këtë vit.
Në këtë mbledhje u votua për propozimvendimin për fillimin e hartimit të planit zhvillimor komunal “Prishtina 2018-2026”, si dhe atë për hartimin e Hartës Zonale, “Prishtina 2018-2026”; u formua Komiteti për komunitete si dhe grupi punues për hartimin e planit vjetor të punës së Kuvendit; si dhe u votua plani i veprimit për personat me aftësi të kufizuara në Komunën e Prishtinës 2018-2020. Po ashtu, kaloi propozimi për miratim paraprak të dhënies së pronës së paluajtshme të Komunës së Prishtinës, në shfrytëzim për KEDS-in.
Pikë e rendit të ditës në këtë mbledhje ishte edhe raporti financiar buxhetor janar-dhjetor 2017, me ç’rast shumica e asambleistëve kërkuan që t’i shtohen më shumë detaje atij raporti.