- 28 Mar 2018
Qendra për Këshillim në Karrierë, në kuadër të Drejtorisë për Planifikim Strategjik dhe Zhvillim të Qëndrueshëm, organizoi punëtorinë dy ditore me temën "Dyert e Hapura".
Po mundohemi të gjejmë metoda adekuate për t’i nxitur nxënësit e klasave të IX-ta që të orientohen në shkolla profesionale. Përveç kësaj, Qendra për Këshillim ne Karrierë ju shërben nxënësve edhe në përgatitjen e tyre sa më të mirë për punësim pas përfundimit së shkollës profesionale.
Të pranishëm në këtë punëtori ishin përfaqësues të Komunës, të MAShT-it, si dhe drejtorë të shkollave të mesme të ulëta.