- 30 Mar 2018
Drejtori për Planifikim Strategjik dhe Zhvillim të Qëndrueshëm, Genc Bashota, bashkë me Drejtorin për Investime Kapitale dhe Menaxhim të Kontratave, Gëzim Mehmeti, si dhe Drejtorin e Shërbimeve Publike, Ismajl Kokajn, priten në takim përfaqësuesit e UN-Habitat,
Në këtë takim u bë prezantimi i projektit “Fuqizimi i të drejtës ndaj qytetit për të gjithë”, që ndërlidhet me bashkëpunimin ndërinstitucional për krijimin dhe forcimin e urave midis platformave të raportimit të shoqërisë civile, organeve të zbatimit të ligjit, administratës lokale, e të ngjashme, për të vlerësuar dhe për të rritur sigurinë urbane në hapësira publike.