- 04 Apr 2018
Ftojmë të gjitha institucionet, organizatat, bizneset dhe banorët e Prishtinës, që me 22 Prill t'i bashkëngjiten aktiviteteve që organizon Komuna e Prishtinës me rastin e Ditës së Tokës. Po ashtu, ju mund të organizoni aktivitetin tuaj.
Për Prishtinën tonë, për planetin Tokë, për të gjithë ne!
_________________________________________________________
Dita e Tokës është një ditë e veçantë e dedikuar për të gjithë ata që u intereson të kujdesen për Tokën. Kjo ditë synon të rrisë ndërgjegjësimin e mundësive për të përmirësuar efikasitetin e energjisë dhe shfrytëzimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe mbrojtjen e mjedisit.
Dita e Tokës festohet çdo 22 prill në më shumë se 175 vende të botës, dhe festohet nga më shumë se 500 milionë njerëz. Kjo shifër renditet në ditën e tretë në botë në lidhje me festat që festohen. Dita e Tokës filloi të shënohet që nga viti 1970.
Zyrtarisht, Kombet e Bashkuara e shënuan 22 prillin si Dita e Tokës dhe muajin prill si muaji i Tokës. Kjo ditë festohet në mbarë botën me një shumëllojshmëri aktivitetesh të tilla si pyllëzime, fushata të ndryshme, shfaqje, panaire, etj.
Dita e Tokës është dita jonë, një ditë kur ne mendojmë për të gjitha mënyrat që ne mund të kontribuojmë në ruajtjen e mjedisit; në parandalimin e shkatërrimit të tij; si dhe na kujton ndotjen planetit.
Sigurisht, kjo ditë duhet të shërbejë për të ndihmuar njerëzit të kuptojnë se sa i rëndësishëm është mjedisi, dhe për të menduar ekologjikisht. Për t'u kujdesur për planetin tonë, ne kemi nevojë për angazhim çdo orë e çdo ditë.