Njoftim për qytetarë: Rregullimi i rrugës “Fehmi Lladrovci”

- 12 Apr 2018

Pas dëmtimeve të shtresës së asfaltit në rrugën “Fehmi Lladrovci”, Drejtoria për Investime Kapitale dhe Menaxhim të Kontratave është e detyruar që të intervenojë për ta bërë sanimin dhe shtresimin e kësaj rruge, në të dy shtigjet (nga Rrethi i Flamurit, deri tek rrethi i spitalit).


Njoftojmë qytetarët e Komunës së Prishtinës se të shtunën, më 14 prill, do të bëhet mbyllja e shtegut të parë të rrugës, ku edhe do të fillojnë punimet. Pas kryerjes së punimeve në këtë pjesë, do të vazhdohet në shtegun tjetër. Rregullimi i gjithë segmentit rrugor pritet të bëhet brenda 30 ditëve.