Bëhu edhe ti mik i Tokës!

- 17 Apr 2018

Këtë të diel, më 22 prill, është Dita e Tokës, ditë kjo që duhet të na shërbejë për ngritjen e vetëdijes sonë lidhur me rëndësinë që ka mjedisi.

 

Komuna e Prishtinës ka planifikuar një varg aktivitetesh, si në vijim:

 

08:00 – 10:00

Ecje dhe vrapim nga fillimi i Parkut të Gërmisë deri në fshatin Butovc (Villa Hamari), dhe kthimi mbrapa;

 

09:00 – 12:00

Mbjellja e luleve nga klubet e gjelbra të shkollave fillore dhe institucioneve parashkollore;

 

10:00 – 11:00

Sesioni i parë i “Yoga & Meditation” me Suada Pajazitin në parkun e Gërmisë;

 

12:00 – 18:00

Mbjellja e drunjve dhe pastrimi i hapësirave ne lagjet e qytetit nga “miqtë e Tokës”;

 

Lokacionet për mbjelljen e drunjve:

-          13:00 – Sheshi “Edit Durham”;

-          14:00 – Oborri i Fakultetit Teknik;

-          15:00 – Rruga “Ilaz Kodra”;

-          16:00 – Rruga “Agim Ramdani”.

 

19:00

Shfaqja e dokumentarit “Before the Flood” në amfiteatrin e sheshit “Zahir Pajaziti”;

 

20:30

Sesioni i dytë i “Yoga & Meditation” me Suada Pajazitin në amfiteatrin e sheshit “Zahir Pajaziti”