Bëhu edhe ti mik i Tokës

- 21 Apr 2018

Për të shprehur dashurinë që e kemi ndaj shtëpisë sonë të përbashkët – planetit Tokë – kemi dëshirë t’ju ftojmë të bëheni pjesë e aktiviteteve që do të organizohen në Prishtinë më 22 prill 2018, Dita e Tokës që festohet në të gjithë botën.

 

Me anë të aktiviteteve që organizohen në këtë ditë, Komuna e Prishtinës synon të rrisë vetëdijësimin se çfarë mund të bëjmë të gjithë ne për të mbajtur mjedis të pastër, për të pare botën me sy të gjelbër dhe për të përmirësuar efiçiencën e energjisë dhe burimet e ripërtërishme të energjisë.

 

Komuna e Prishtinës ka planifikuar një varg aktivitetesh, si në vijim:

 

08:00 – 10:00

Ecje dhe vrapim nga fillimi i Parkut të Gërmisë deri në fshatin Butovc (Villa Hamari), dhe kthimi mbrapa;

 

09:00 – 16:00

Pastrimi dhe grumbullimi i mbeturinave në fshatrat: Prapashticë, Keqekollë, Ballaban, Nishevc, Dabishevc, Hajkobill, Gllogovicë, Mramor, Koliq, Rimanishtë dhe Besi;

 

10:00 – 11:00

Sesioni i parë i “Yoga & Meditation” me Suada Pajazitin në parkun e Gërmisë;

 

10:30 – 13:30

Mbjellja e luleve nga klubet e gjelbra të shkollave fillore dhe institucioneve parashkollore;

 

12:00 – 18:00

Mbjellja e drunjve dhe pastrimi i hapësirave ne lagjet e qytetit nga “miqtë e Tokës”;

 

Lokacionet për mbjelljen e drunjve:

-          13:00 – Sheshi “Edit Durham”;

-          14:00 – Oborri i Fakultetit Teknik;

-          15:00 – Rruga “Ilaz Kodra”;

-          16:00 – Rruga “Agim Ramdani”.

Lokacionet për të pastruar hapësirat në lagjet e juaja mund t’I zgjidhni vet.

 

13:00 – 17:00

Pastrimi dhe mbledhja e drunjëve në Kampusin e Universitetit të Prishtinës;

 

17:00 – 19:00

Diskutim, muzikë, face-painting në Kampusin e Universitetit të Prishtinës;

 

19:00 – 20:30

Shfaqja e dokumentarit “Before the Flood” në amfiteatrin e sheshit “Zahir Pajaziti”;

 

20:30 – 21:30

Sesioni i dytë i “Yoga & Meditation” me Suada Pajazitin në amfiteatrin e sheshit “Zahir Pajaziti”

 

21:30 – 22:00

Muzikë në amfiteatrin e sheshit “Zahir Pajaziti”.