- 19 Jun 2018
Të nderuar qytetarë,
pas pregatitjeve teknike dhe operative nga ana e Komunës së Prishtinës dhe Operatorëve Ekonomik ka filluar procesi I deratizimit të rrjetit të kanalizimit dhe deratizimit të garazhave dhe podrumeve publike.
Deratizimi i garazhave dhe podrumeve do të bëhet në një siperfaqe prej 120,000 m2 për një fazë.
Ndërsa për derartizimin e rrjetit të kanalizimit në një gjatësi prej 148 km do të trajtohen 4832 puseta për një fazë. Për efikasitet sa më të lartë, këtë vit krahasuar me vitin paraprak ku aktivitetet janë zhvilluar vetëm në një fazë, këtë vit këto dy projekte do të zhvillohen në dy faza: pranverore dhe atë vjeshtore.
Bashkëpunimi i qytetarëve në këtë aktivitet është i një rëndësie të veçantë për suksesin e këtij procesi. Prandaj lusim qytetarët të na përkrahin në mënyrë që ky aktivitet të realizohet sa më i suksesshëm. Kërkohet nga qytetarët që ti hapin dyert e podrumeve dhe garazhave pasi që njoftimi nëpër lagje( objekte publike) është bërë më herët.
Monitorimi i këtij procesi nga ana e Komunës së Prishtinës do të jetë i vazhdueshëm dhe bashkëpunimi me qytetarët do të jap maksimumin për një aktivitet sa më efektiv.