- 18 Jun 2018
Në bazë të nenit 5, shkronja b) të Ligjit Nr. 03/L-068 për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, nenit 17, shkronja h) të Ligjit NR. 03/L-040 Për Vetëqeverisjen Lokale, në bazë të Udhëzimit Administrativ Nr. 22/2013 për Numrin maksimal të nxënësve për klasë dhe raporti mësimdhënës nxënës, si dhe në pajtim me udhëzimet dhe/ose procedurat dhe standardet e përgjithshme të shpallura nga MASHT: Drejtoria e Arsimit shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve në klasën e dhjetë (10) të gjimnazeve dhe të shkollave profesionale për vitin shkollor 2018/2019.
Kushtet e përgjithshme për regjistrimin e nxënësve të rregullt
Për regjistrimin e nxënësve në klasën e 10-të, të gjimnazeve dhe të shkollave profesionale, për vitin shkollor 2018/19, mund të konkurrojnë vetëm nxënësit të cilët kanë përfunduar shkollimin e mesëm të ultë në komunën e Prishtinës (përjashtimisht në Gjimnazin e specializuar matematikor dhe në ato drejtime në shkollat profesionale të cilat janë mungesë në komunat tjera), të cilët e kanë mbaruar arsimin e obligueshëm dhe nuk janë më të vjetër se 17 vjeç.
Nxënësit, të cilët e kanë mbaruar klasën e nëntë (IX) jashtë Kosovës, obligohen ta bëjnë nostrifikimin e dëftesave në MASHT dhe pastaj të konkurrojnë për regjistrim.
Kriteret e detajuara për secilin drejtim i gjeni të publikuara në shkollat përkatëse dhe në web faqen e Komunës së Prishtinës.
Dokumentet e nevojshme për konkurrim
Nxënësit për të konkurruar për regjistrim në klasën e 10-të në gjimnaze dhe shkolla profesionale, duhet të paraqesin këto dokumente:
- Fletëparaqitjen (e cila merret në shkollën në të cilën konkurron)
- Dëftesën origjinale për kryerjen e shkollës së mesme të ulët (6-9) dhe
- Certifikatën e lindjes.
Afati i paraqitjes së dokumenteve dhe shpallja e rezultateve
Paraqitja e dokumenteve për gjimnaze dhe shkolla profesionale për vitin shkollor 2018/2019, bëhet më datën 18, 19, 20 dhe 21 qershor 2018 në lokalet e shkollës amë, ku nxënësi dëshiron të regjistrohet duke filluar nga ora 8:00-16:00.
Rezultatet për pranimin e nxënësve shpallen në shkollat përkatëse me datën 26.06.2018.
Kthimi i dokumenteve për nxënësit, të cilët nuk janë pranuar do të bëhet prej 27.06.2018.