- 31 Jul 2018
Rregullorja për Menaxhimin e Mbeturinave, në Shtojcën A, parasheh tarifat për shërbimet e caktuara. Në kuadër të kësaj, janë caktuar edhe vlerat që duhet të paguajnë konsumatorët me kontrata të veçanta, e që janë 10.5 euro për kontejnerin me vëllim 1.1 metër kub; dhe 40..8 euro për kontejnerin me vëllim 7.1 metër kub.
Këto kontrata të veçanta shërbejnë edhe për largimin e mbeturinave të vëllimshme, në rastet kur qytetarët ose bizneset bëjnë renovime të shtëpive, banesave apo lokaleve të tyre.
Mbeturinat nga renovimet, mos i hidhni pranë kontejnerëve të lagjes! Shfrytëzoni shërbimin që e ofron Komuna dhe Kompania Pastrimi, ashtu që të kontribuojmë të gjithë për një Prishtinës sa më të pastër.