- 01 Aug 2018
Kryetari Shpend Ahmeti bashkë me Drejtorin për Investime Kapitale dhe Menaxhim të Kontratave, Gëzim Mehmeti, mbajtën sot konferencë për media me qëllim të prezantimit të investimeve kapitale të realizuara në pjesën e parë të këtij viti.
Në mes të shumë projekte infrastrukturore, Drejtori Gëzim Mehmeti veçoi 50 nga to, si në vijim:
- Sheshi “Adem Jashari”
- Sanimi dhe asfaltimi i rrugës “Fehmi Lladrovci”
- Ndërtimi i çerdhes në Kodrën e Trimave
- Ndërtimi i kanalizimit fekal dhe atij atmosferik si, dhe ujësjellësit, në rrugët “Bedri Pejani” dhe “Andrea Gropa”,
- Ndërtimi i kanalizimit fekal dhe atij atmosferik në rrugët “Meto Bajraktari” dhe “Çajupi”.
- Ndërtimi i kanalizimit fekal dhe atij atmosferik në rrugët “Fehmi Agani” dhe “Hajdar Dushi”
- Ndërtimi i sistemit të ujësjellësit në rrugën “Fehmi Agani”
- Revitalizimi i shkallëve në lagjen Arbëria
- Rregullimi dhe mirëmbajtja e nyjave sanitare
- Rregullimi dhe mirëmbajtja e kulmeve të disa shkollave
- Mirëmbajtja e sistemit elektrik në shkollave
- Renovime të objekteve shëndetësore
- Mirëmbajtje e ngrohjeve qendrore në shkolla dhe institucione tjera komunale
- Ndërtimi i shkollës fillore na lagjen Arbëria (faza II)
- Ndërtimi i sallës së edukatës fizike në shkollën “Eqrem Qabej”
- Mirëmbajtja e terreneve sportive dhe këndeve të lojërave
- Riparimi i bashkësive lokale (Lakrishtë, Dardani, Bregu i Diellit, Tophane, Dabishec, Keqekollë, Llukar, Barilevë, Besi, Hajvali, Shkabaj, Bardhosh, Mramor, Koliq)
- Instalimi i ngrohjes qendrore në shkollat në Suteskë, Siqevë, Shashkoc, Rimanishtë.
- Ndërtimi i rrugëve në Prapashticë
- Ndërtimi i rrugës Rimanishtë – Siqevë
- Ndërtimi i rrugës dhe trotuareve në Drenoc
- Ndërtimi i rrugëve në Makoc
- Ndërtimi i rrugëve në Grashticë
- Ndërtimi i rrugëve në Trudë
- Ndërtimi i rrugëve në Slivovë
- Ndërtimi i rrugës paralele me rrugën B
- Ndërtimi i rrugëve në Prugoc
- Ndërtimi i rrugëve në Shkabaj
- Ndërtimi i rrugëve në Kalabri
- Ndërtimi i rrugës Richard Holbrooke
- Ndërtimi i rrugës Prishtinë-Sinidoll-Bërnicë e Epërme-Bardhosh
- Ndërtimi i stadiumit të futbollit në Hajvali (Faza II)
- Kolektori në Kalabri
- Kolektori në Hajvali
- Ndërtimi i rrugës në Bërnicë të poshtme
- Ndërtimi i kanalizimit fekal tek Rezonanca
- Ndërtimi i kanalizimit fekal në rrugën “Platoni”
- Ndërtimi i kanalizimit fekal në rrugën “Rudina”
- Ndërtimi i kanalizimit fekal në rrugën “Jusuf Berisha”
- Ndërtimi i kanalizimit fekal në rrugën e Byqmetëve
- Ndërtimi i kanalizimit fekal dhe rrugës tek “Rruga e Ulqinit”
- Renovimi i Stadiumit “Fadil Vokrri”
- Ndërtimi i rrugës Barilevë – Besi
- Ndërtimi i urave në pjesën perëncimore të unazës së qytetit
- Ndërtimi i rrugëve në Sinidoll
- Ndërtimi i rrugëve në Bardhosh
- Rregullimi i oborrit tek banesat sociale
- Rregullimi i kanalizimit fekal, atmosferik, si dhe shtrimi i rrugëve në të dyja anët e rrugës “Bajram Bahtiri”
- Ndërtimi i parkut “Bllok pas Blloku”
- Sanimi i gropave në qytet
E veçanta e këtij viti është që pavarësisht kushteve atmosferike, pjesa më e madhe e projekteve janë realizuar para afatit të caktuar në kontratë.
Komuna e Prishtinës, pas diskutimeve publike me qytetarët për buxhetin e vitit 2019, është duke e përpiluar listën e projekteve që do të fillojnë të realizohen në vitin tjetër. Qysh në janar të vitit të ardhshëm, të gjitha projektet do t’i nënshtrohen procedurave të prokurimit, ashtu që të mos kemi vonesa në fillimin e punimeve.
Investimet Kapitale të Komunës së Prishtinës gradualisht po orientohen në projekte të mëdha. Prioritetet për vitin e ardhshëm (për disa prej të cilave tashmë kanë nisur procedurat), janë ndërtimi i 5 shkollave të reja; parkingut nëntokësor tek Fakulteti Filologjik; Rrugës A, Sallës Koncertale; si dhe ndërtimi i Unazës së Qytetit.