​Intensitet i shtuar i punimeve në shkollën “Elena Gjika”

- 17 Aug 2018

Kryetari Shpend Ahmeti bashkë me koordinatorin e TIKA-s për Kosovë, Hasan Burak Ceran, vizituan sot shkollën “Elena Gjika” për të parë ecurinë e punimeve që po zhvillohen brenda objektit.

 

Objekti i shkollës “Elena Gjika”, është objekt i trashëgimisë kulturore, dhe si rrjedhojë do të ruhet fasada. 18 klasë të shkollës fillore, dhe 3 të parashkollorëve, do të rinovohen në tërësi, kurse në 10 klasat tjera që janë rinovuar para pak viteve do të intervenohet vetëm në pjesët e dëmtuara.

 

Gjithashtu, do të vendoset i gjithë inventari i ri, si dhe do të rregullohet oborri i shkollës.

 

Intensiteti i shtuar i punimeve na siguron që qysh në fillimin e vitit të ri shkollor, objekti të jetë i gatshëm për nxënësit dhe stafin e kësaj shkolle.