- 03 Sep 2018
Kryetari Shpend Ahmeti bashkë me Drejtorin e Arsimit, Jonuz Salihaj, vizituan sot disa nga shkollat e Prishtinës për t'iu uruar nxënësve dhe mësimdhënësve fillimin e vitit të ri shkollor.
Njëra nga shkollat që u vizituan, ishte shkolla "Faik Konica", pjesa e brendshme e së cilës tashmë ështe renovuar. Bashkë me drejtoreshën e shkollës, ata takuan nxënësit e klasave të para të cilët sot për herë të parë kanë filluar t'i ndjekin mësimet.
Në Komunën e Prishtinës sot ka filluar mësimi në të gjitha shkollat, përveç në "Elena Gjika" që po renovohet në tërësi, dhe në shkollën "Pavarësia" ku po ndërtohen edhe katër klasë shtesë.